Milani siguron shërbimet e mbrojtësit te talentuar Malick Thiaw

28 gusht 2022 | 12:44

Milani ka arritur të gjej mbrojtësin e shumë kërkuar gjatë verës.

Rossonerët kanë mbyllur marrëveshjen me Schalke 04 për mbrojtësin e talentuar Malick Thiaw.

Qendërmbrojtësi gjerman prej dy vitesh luan me ekipin e parë të Schalke 04 dhe ka pasur paraqitje shumë të mira.

Në orët e vona të së shtunës, drejtuesit e dy klubeve kanë arritur marrëveshje për transferimin e Thiaw në San Siro.

21-vjeçari pritet të zbarkojë sot në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me Rossonerët.

Kampioni në fuqi i Italisë do të paguaj gjashtë milionë euro te Schalke për nënshkrimin me qendërmbrojtësin gjerman.

Thiaw është një reprezentues i rregullt i Gjermanisë U21, derisa interesim për të kishin shprehur edhe RB Leipzig dhe Arsenal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se…