Milani zyrtarizon emërimin e Igli Tares si drejtorin e ri sportiv

27 maj 2025 | 00:11

AC Milan ka bërë zyrtare emërimin e Igli Tares si Drejtorin e ri Sportiv, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ish-sulmuesi i njohur i kombëtares shqiptare do të ketë detyrën të raportojë drejtpërdrejt te Drejtori Ekzekutiv, Giorgio Furlani.

Tare, i lindur më 25 korrik 1973 në Vlorë, ka një karrierë të gjatë në futbollin italian si lojtar, ku ka mbajtur fanellat e klubeve si Brescia, Bologna dhe Lazio. Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, ai u bë një prej drejtuesve më të respektuar në Serie A, duke shërbyer për më shumë se 15 vite si Drejtor Sportiv i SS Lazio.

Gjatë kësaj periudhe, ai luajti një rol kyç në sukseset e klubit, përfshirë fitimin e tre Kupave të Italisë dhe tre Superkupave Italiane.

Në prezantimin zyrtar, Milan thekson vlerësimin për eksperiencën e gjatë të Tares, ndërsa Giorgio Furlani ka shprehur besim të plotë në aftësitë e tij për të kontribuar në objektivat ambiciozë të klubit kuqezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Videoja e Brigitte Macron që “godet me shuplakë” presidentin francez…