
Milazim Krasniqi thotë se mërgimtarët shpesh votojnë gabim
21 korrik 2025
| 09:06
Profesori Milazim Krasniqi ka theksuar se mërgimtarët që vijnë në Kosovë gjatë verës krijojnë një pasqyrë të gabuar të realitetit, pasi përjetojnë vetëm anën festive dhe të bukur të pushimeve
Ai tha se ata nuk e përjetojnë jetën e vështirë në vend gjatë dimrit, kur ka mungesë rryme, varfëri dhe kushte të rënda jetese.
Sipas Krasniqit, kjo mungesë informacioni ndikon që mërgimtarët të mos votojnë drejt, pasi vendimet e tyre bazohen në përshtypjet e përkohshme e jo në realitetin e përditshëm të qytetarëve.