
Milazim Vitija, numri 31 i LDK-së në Prishtinë, kërkon besimin tuaj
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Milazim Vitija, kërkon besimin e qytetarëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës. Vitija garon me numrin 31 në listën zgjedhore të LDK-së, të cilës i prin Përparim Rama, kandidat për kryetar të kryeqytetit.
Njoftimi i plotë i Milazim Vitijës:
Po i afrohemi fundit të fushatës dhe dita e 12 tetorit po vjen! Gjatë këtyre ditëve kam takuar shumë njerëz, kam dëgjuar kërkesa, ankesa dhe ide të vlefshme — por mbi të gjitha, kam marrë shumë përkrahje dhe besim. Sot nuk jam vetëm kandidat për Asamble, pasi këtë po e bëj për herë të pestë, por si një njeri që ka qenë gjithmonë pranë jush: duke bashkëndjerë, duke parë nga afër çdo sfidë e vështirësi, dhe duke ju ndihmuar në tejkalimin e tyre.
Ju falënderoj nga zemra për mikpritjen dhe mbështetjen tuaj! Ju rikujtoj që më 12 tetor, dilni dhe votoni numrin 113 – LDK dhe numrin 31 për Asamblenë Komunale.