Milionerja ekspozon barkun e rrumbullakosur

11 shtator 2021 | 22:27

Vetëm pak ditë më parë, Kylie Jenner, vendosi që të konfirmonte lajmet rreth shtatzënisë së saj. Ajo ndau me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” një video ku tregonte se si u tha familjarëve de partnerit të saj se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.

E që nga ajo ditë, milionerja nuk ngurron që në rrjetet sociale të ndajë foto apo video, ku zbulon barkun e rrumbullakosur.

Së fundmi, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka pozuar me një veshje shumë transparente. Pas një eventi të Javës së Modës në Nju Jork, Kylie ka ndarë në “Instagram” fotot ku shfaqet e veshur elegante me një jumsuite të tejdukshëm.

Gjithashtu 24-vjeçarja mban veshur një pallto të trashë, ndërkohë e ka kompletuar veshjen e saj me një palë taka të zeza.  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elizabeth Hurley kurrë nuk heziton të shfaqë linjat trupore të…