
Militantët e PD-së ‘synojnë’ Kryeministrinë
20 shkurt 2024
| 21:15
Protesta e thirrur nga Rithemelimi këtë të martë të 20 shkurtit përballë Kryeministrisë është përshkallëzuar.
Protestuesit kanë hedhur kapsolla molotov në shkallët e godinës së Kryeministrisë fill pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës.
Ndërsa disa prej militantëve kanë tentuar të kalojnë kordonin e vendosur nga Policia, por nuk ia kanë dalë.
Menjëherë pas tensionimit të situatës, pas kordonit të parë policor janë pozicionuar efektivët e repartit “Shqiponja” dhe forca të FNSH-së.
Por protestuesit nuk janë ndalur me kaq, ata kanë rrëzuar gardhin e hekurit dhe kanë hedhur sende drejt policëve.
Militantët janë mjaftuar me kaq duke u larguar pas përfundimit të protestës opozitare.