Militanti i VV-së që kanosi stafin e Klan Kosovës kërkon falje në Gjykatë: “Nuk e përsëris më”

26 dhjetor 2025 | 19:30

Valton Hasani, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, i arrestuar nën dyshimin për kanosje ndaj stafit të Klan Kosovës, ka kërkuar falje gjatë seancës dëgjimore të mbajtur ndaj tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në seancë, Hasani ka kërkuar që të mos i caktohet masa e paraburgimit, duke u arsyetuar se është kryefamiljar dhe se do të jetë i gatshëm të paraqitet në çdo kohë para organeve të drejtësisë. Sipas vendimit të gjykatës, ai ka deklaruar se pranon se ka sharë dhe fyer, por ka mohuar se ka kërcënuar ndokënd. “Kërkoj falje të dëmtuarit Adriatik Kelmendit dhe mediumit Klan Kosova. Veprimi nuk do të përsëritet”, citohet të ketë thënë Hasani.

Gjykata Themelore ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke e vlerësuar atë si të pabazuar. Hasani ishte ndaluar për 48 orë dhe më pas është liruar, çka e ka konfirmuar edhe vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rasti lidhet me reagimet e Hasanit pas një raportimi të Klan Kosovës për parregullsi të dyshuara në konkursin e “Ibër-Lepencit”, ku televizioni kishte raportuar për ndikime dhe ndërmjetësime të paligjshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet me numër, Hisen Berisha, ka…