
Milojko Spajiq, kryeministër i ri i Malit të Zi, lë jashtë partitë pro-serbe
Lëvizja Evropa Tani (PES) ka shumicën për të formuar qeverinë, ka njoftuar mandatari Milojko Spajiq, teksa ka thënëse kryetar i Kuvendit do të jetë lideri i demokratëve, Aleksa Beçiq.
Sipas fjalëve të tij, qeveria do të formohet pa përfaqësues të koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i cili përbëhet nga ish anëtarë të Frontit Demokratik pro-Serb (DF).
Kjo do të thotë se qeveria duhet të formohet nga PES, demokrati Aleksa Beçiq, partitë e pakicës dhe Partia Popullore Socialiste (SNP).
Në seancën e mbrëmjes së së premtes, Bordi Kryesor (GO) i PES-it mbështeti propozimin e Spajiq për të formuar një qeveri të re me subjektet politike që e mbështetën atë për mandatin.
Spajiqi u ka thënë gazetarëve, pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme, se nuk kanë folur se si do të ndahen ministritë, shkruan “REL” në gjuhën serbe.
“Kemi biseduar për shumicën parlamentare dhe kryetarin e ardhshëm të Kuvendit, Aleksa Beçiq”, ka thënë Spajiq.
Ai ka thënë se presin që shumica parlamentare të përbëhet nga 44 deputetë të cilët e mbështetën kandidaturën e tij për mandatin.
Më 10 gusht, pas konsultimeve me partitë parlamentare, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i dha mandatin Spajiqit , i cili, sipas Kushtetutës, ka 90 ditë kohë për të formuar qeverinë dhe për të siguruar mbështetjen e së paku 41 deputetëve.
Para fillimit të negociatave zyrtare, Spajiq ka përsëritur disa herë se në qeverinë e tij nuk ka vend për Partinë Demokratike të Socialistëve të ish-presidentit Milo Gjukanoviq dhe Lëvizjen Qytetare URA të ish-kryeministrit Dritan Abazoviq.