Milwaukee bën ligjin në NBA

03 dhjetor 2019 | 14:22

Skuadra e Milwaukee dominon renditjen në Konferencën e Lindjes, pas fitores me rezultat 132-88 ndaj New York, ndeshje e dominuar nga vendasit.

Kjo është fitorja e 12-të radhazi për Bucks, ku sërish shkëlqeu Giannis Antetokounmpo, MVP i sezonit të kaluar. Ai realizoi 29 pikë e 15 rebound për vendasit. Fiton edhe skuadra e Chicago, që mundi 113-106 Sacramento, sfidë ku diferencën e bëri LaVine me 28 pikë, raporton “Telesport”.

Jashtë fushe ka fituar edhe ekipi i Indianas, 117-104 Memphis, sfidë ku diferencën e bëri kolektiviteti i Pacers. 7 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë (Brogdon 19 pikë më i miri). Skuadra e Philadelphias, falë 26 pikëve të Harris, mundi 103-96 Utah Jazz, ndërsa Atlanta triumfoi me rezultat 104-79 ndaj nënkampionëve të Golden State (Young 24 pikë).

Rezultatet

Charlotte – Phoenix                   104-109
Philadelphia – Utah Jazz          103-94
Atlanta – Golden State              104-79
Memphis – Indiana                    104-117
Milwaukee – New York             132-88
Sacramento – Chicago              106-113

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata amerikane po e shqyrton ndalimin e kompanisë kineze “Huawei”…