Milwaukee kap kreun në Lindje, fitojnë edhe Philadelphia e Phoenixi, zhgënjen Dallasi

28 dhjetor 2023 | 13:08

Milwaukee ngjitet në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores me rezultat 144-122 në fushën e Brooklynit.

Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dallua Antetokounmpo me 32 pikë e 10 rebound, mbështetur edhe nga Middleton me 27 pikë e 10 rebound.

Fiton edhe Philadelphia, që mban ritmin e kryesuesve në Lindje, duke mundur me rezultat 112-96 Orlandon. Tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë, ku shkëlqeu Maxey me 23 pikë. Toronto, falë 26 pikëve të Anuoby, mundi 132-102 Washington jashtë fushe. Zhgënjen skuadra e Dallasit, që u mund me rezultat 113-110 nga Clevelandi në sekondat e fundit. LeVert me 29 pikë ishte më i miri për miqtë, ndërsa 39 pikët e Donqiq mbetën për statistikë.

Fiton edhe Phoenixi, që mundi me rezultat 129-113 Houstonin, sfidë ku diferencën e bëri dyshja Durant-Gordon, që së bashku realizuan 54 pikë.

Rezultatet

Orlando – Philadelphia            96-112
Washington – Toronto             102-132
Brooklyn – Milwaukee             122-144
Houston – Phoenix                  113-129
Oklahoma – New York            129-120
Dallas – Cleveland                    110-113

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse Kushtetuta e Kosovës ua garanton të drejtën për…