
Milwaukee mposhti kampionët, Lakersat dorëzohen pas kohës shtesë
Milwaukee fitoi me rezultat 128-111 ndaj kampionëve të Golden State, duke konsoliduar vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e dominuar nga Bucks, ku u dallua Antetokounmpo me 30 pikë e 12 rebound, mbështetur edhe nga Portis me 25 pikë e 11 rebound.
Bostoni rikthehet te fitorja, duke mundur me rezultat 122-118 Lakersave pas kohës shtesë, në një përballje të ekuilibruar deri në fund. Tatum me 44 pikë ishte lider në fushë për Celtics, më i miri në parket, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Davis dhe 33 të LeBron.
Vijon kriza e Phoenixin, që pëson humbjen e pestë radhazi dhe humbet terren në renditje. Suns u mundën me shifrat 111-97 nga Houstoni (Green 26 pikë). Philadelphia, falë 31 pikëve të Joel Embiid mundi me rezultat 123-103 Sacramento, ndërsa Uah Jazz mposhti me rezultat 121-100 New Orleans (Beasley 21 pikë).
Rezultatet
Philadelphia – Sacramento 123-103
Milwaukee – Golden State 128-111
Houston – Phoenix 111-97
Utah Jazz – New Orleans 121-100
Lakers – Boston 118-122