
Mimoza Kusari: Në Gjakovë mbështesim kandidatin e LV-së Ardian Gola
14 gusht 2025
| 12:20
Kryetarja e Alternativës, deputetja, Mimoza Kusari, ka bërë me dije se kjo parti do ta përkrah për kryetar komune në Gjakovë kandidatin e LV-së, Ardian Gola.
“Në këto zgjedhje Alternativa ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në katër komuna, dy prej të cilave me kandidat për kryetar të komunës, në Prishtinë me Merkur Beqirin dhe në Pejë me Reshat Nurbojen. Për Gjakovën, mbështesim kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Kusari në “Facebook”.