Minatorët e Flotacionit të Kishnicës në grevë

22 prill 2025 | 08:22

Minatorët e Flotacionit të Kishnicës janë futur në grevë.

Arsyeja e ndaljes së punës është se ata ende nuk i kanë marrë pagat.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryetari i Sindikatës Blerim Imeri.

“Po, kam informacione se punëtorët sot do ta ndalin punën shkaku se nuk i kanë marrë pagat”, tha ai.

Imeri nuk dha detaje nëse është biseduar me menaxhmentin e Trepçës për ta gjetur një zgjidhje.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me ndërmarrjen Trepça Sh.A për të marrë ndonjë qëndrim rreth kësaj situate, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…