Minatorët e “Trepçës” në grevë, ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor

11 nëntor 2020 | 10:56

Minatorët e minierës së “Trepçës” në Stantërg kanë ndërprerë punën në këtë minierë për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj miniere.

Sipas tij, që nga dita e djeshme ndërrimi i dytë dhe i tretë nuk kanë punuar dhe se sot kanë vendosur që të tirja ndërrimet të hynë në grevë.

“E vetmja arsye pse jemi në grevë janë pagat e muajit tetor. Kemi biseduar me menaxherin i cili na ka thënë se për momentin nuk ka mjete. Nuk dimë kur do t’i marrim pagat, por deri atëherë ne nuk do të punojmë”, ka thënë Osmani.

/Epoka e re/ A.M

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka…