“Mini-bibliotekat” e kryeqytetit, me raporte OJQ-sh

29 prill 2020 | 09:07

Dje kemi vizituar disa prej “Mini-bibliotekave” në Prishtinë, në lagjen “Dardania”, “Ulpiana”, “Bregu i Diellit” dhe “Lagjja e Spitalit”. Edhe pse këto biblioteka të vogla publike nga ideatori janë paraparë të përdoren e të mbushen me libra të blerë dhe të dhuruar nga institucionet dhe qytetarët, në raftet e shkurtër të tyre të interesuarit gjejnë vetëm raporte të organizatave joqeveritare e të institucioneve publike lokale dhe qendrore dhe të bizneseve private. Gjendja fizike e fondit të këtyre minibibliotekave ishte shumë e keqe: ato raporte dielli i kishte dëmtuar shumë, po ashtu edhe i ftohti dhe depërtimi i ujit brenda tyre. Këtë herë po publikojmë fotografi të “Mini-bibliotekës” të vendosur te memoriali “Heroinat”, përballë obeliskut “New born”. /EPOKA E RE/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një eksperte shëndetësore në Australi thotë se dalja në diell…