“Mini Cooper” elektrizohet

11 korrik 2019 | 17:00

60 vite pas prezantimit të Minit origjinal, kompania ka sjellë edhe versionin e parë të saj, plotësisht elektrik, në fabrikën e “Oxfordit”, duke hedhur mënjanë shqetësimet për Brexitin.

“Unë mendoj se makinat elektrike janë me të vërtetë të rëndësishme për ne si markë. Mendoj se do të jenë një pjesë më e sigurt për të ardhmen tonë, por në të njëjtën kohë ne e dimë se klientët do të duan të ruajnë edhe elementët e tjerë të motorit, ndaj për Minin, ne do të kemi tre variantet, me naftë, me benzinë dhe ato elektrike” ka thënë David George, pronar i markës së “Mini Cooper”, në Shtetet e Bashkuara.

Bateria dhe motori i makinës do të prodhohen jashtë Britanisë së Madhe, por sigurisht, pjesa e rëndësishme është përqendruar në Oxford.

Drejtuesit e kompanisë thonë se është ende herët për të folur për pasojat e Brexitit, por shpresojnë se do të jenë të përgatitur.

Makina e re “Mini Cooper” elektrike, do të ketë një hapësirë të brendshme identike me makinat e mëparshme, edhe dimensionet janë të njëjta. Inxhinierët thonë se edhe komoditeti dhe performanca do të jenë njësoj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Simona Halep ka shkatërruar Elina Svitolina 6-1 6-3 dhe është…