Ministri Brendshëm i Shqipërisë u bën thirrje të rinjve që t’i bashkohen policisë

09 shtator 2020 | 22:20

Gjatë ceremonisë së prezantimit të skuadrës “Shqiponja” në DVP Durrës, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj u ka bërë thirrje të rinjve të aftë në çështjet e botës kibernetike që të bashkohen me Policinë e Shtetit për të luftuar krimin në këto hapësira virtuale.

Në takim morën pjesë edhe deputetë, drejtues të pushtetit lokal dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Pasi nënvizoi faktin se gjatë këtyre viteve strukturat e policisë janë rritur numerikisht me rreth 17%, ai tha se edhe këtë vit pritet të hyjnë në Akademinë e Sigurisë edhe rreth 300 të rinj e të reja. Po ashtu, do të vijojnë prurjet nga fondi i ekselencës, nga universitetet.

Kjo rritje sasiore përkon me strategjinë e sigurisë dhe synon që të afrohet me mesataren e rajonit dhe të vendeve europiane për numrin e punonjësve të policisë për frymë të popullsisë.

“Përmes shtimit të organikës së Policisë ne ecim sipas strategjisë, që kërkon më shumë punonjës policie për t’iu afruar mesatareve të rajonit dhe vendeve europiane”, tha Lleshaj.

Ministri theksoi se, “kjo është ndër shtesat më të konsiderueshme në numrin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit që janë bërë në këto vitet e fundit”.

“U bëjë thirrje të gjithë atyre që ndihen të aftë për t’u futur në hapësirën e padukshme kibernetike dhe për të operuar atje si punonjës të Policisë së Shtetit”, tha Lleshaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i URA-s, Dritan Abazoviq e sheh rezultetin e fundit…