Ministri britanik vetizolohet

07 prill 2020 | 14:36

Ministri i kabinetit në Mbretërinë e Bashkuar Michael Gove thotë se ai po vetiziolohet ​​sepse një nga anëtarët e familjes së tij ka filluar të shfaq simptoma të koronavirusit.

“Në përputhje me udhëzimet, unë po izolohem në shtëpi pasi një anëtar i familjes time filloi të shfaq simptoma të buta të koronavirusit të Dielën. Unë nuk kam shfaqur ndonjë simptomë dhe po vazhdoj të punoj si normal”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Gove është një nga disa zyrtarë në Mbretërinë e Bashkuar që izolohet ose del pozitivisht për Covid-19.

Kurse, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u transferua në një njësi të kujdesit intensiv të hënën pasi gjendja e tij me simptoma të koronavirusit “u përkeqësua”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar…