
Ministri Damka: S’kam bërë asnjë shkelje ligjore, do t’i sqarojmë të gjitha në gjykatë
05 korrik 2025
| 11:04
Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë nga gjykata dhe se nuk mund të komentojë për një dosje që nuk e ka parë, pasi u pyet për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.
“Së pari, ende nuk kam marrë asnjë ftesë. Kështu që nuk mundem me komentu sepse nuk e kam lexuar. Kur të më thirr gjykata, do të paraqitem me plot vullnet. Jam i bindur se nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore, asnjë keqpërdorim, asnjë cent të Republikës së Kosovës”, theksoi Damka para hyrjes në Kuvend të shtunën.
Ai shprehu shqetësimin për faktin që, sipas tij, dosja po komentohet nga parti opozitare dhe media, ndonëse nuk u është bërë ende e qasshme palëve të përfshira.