Ministri Ejup Maqedonci uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

17 shkurt 2025 | 15:53

Në përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shprehu emocionet dhe krenarinë e tij për arritjet e vendit tonë.

Ai theksoi rëndësinë e parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një shenjë të fuqishme të përkushtimit ndaj sigurisë dhe mbrojtjes së territorit.

Postimi i plotë i ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci:

“26 vite që nga përfundimi i luftës shumëçka ka ndryshuar por ndjena e krenarisë, emocionet mbesin përjetësisht me të gjithë ne, sikur 26 vite më parë kur marshoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës edhe sot me po të njejtin emocion të përcollëm parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë, simboli i triumfit të shtetin tonë të pavarur, Kosovës.
Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Policinë e Kosovës, i organizuar për 17 vjetorin e Pavarësisë, është një shenjë e fuqishme e forcës dhe përkushtimit të Kosovës ndaj sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të saj. Marshimi i tyre triumfues është një shenjë e qartë e vendosmërisë së shtetit tonë për ruajte të sovranitet, paqes e vazhdimin e progresit për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.
Në këtë ditë të rëndësishme, s’kemi sesi të mos kujtojmë të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Le të festojmë bashkë këtë ditë të madhe të historisë sonë dhe të përkujtojmë me krenari dhe respekt dëshmorët e veprimtarët e çështjes kombëtare që bënë të mundur që Kosova të jetë vend i lirë e shtet i pavarur që ne sot të festojmë dhe mbrojmë me krenari trashëgiminë tonë historike.
Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 17 shkurt, 17 vjet më parë, mot i acartë…