Ministri Gashi: Do ta mbështesë fuqishëm xhudon

02 nëntor 2018 | 16:52

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim xhudistet Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Majlinda Kelmendi si dhe trajnerin Driton Kuka, njëherësh përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në xhudo.

Ministri Gashi i ka uruar xhudistet dhe trajnerin Kuka për prezantimin e suksesshëm të xhudos së Kosovës në Grand Slamin, i cili u mbajt në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe nga 27 deri 29 tetor.  Ministri u shpreh se xhudistet bashkë me trajnerin Kuka me punën dhe suksesin e tyre po e mbajnë në piedestal xhudon kosovare por edhe po e promovojnë dhe forcojnë edhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“MKRS-ja do ta mbështesë edhe më tutje dhe më fuqishëm sportin e xhudos në vendin tonë tashmë pas cilësisë dhe talenteve që kemi në këtë sport duke e krijuar një traditë të rëndësishme”, ka thënë Gashi.

Xhudistet dhe trajneri Kuka e falënderuan ministrin për pritjen dhe për gatishmërinë e treguar që ta përkrahë sportin e xhudos në të ardhmen.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Arijanet Muriq ka qenë titullar…