Ministri Gashi vazhdon t’i mbështesë sportistët në Lojërat Mesdhetare

29 qershor 2018 | 15:34

Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, po i ndjek edhe sot garat e sportistëve tanë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Ministri momentalisht po e përkrahë xhudisten, Loriana Kuka, e cila i siguroi medaljen e katërt Kosovës nga këto lojëra.

Duhet cekur se sot ekipi i pingpongut, konkurrenca e meshkujve, zhvilloi takimin e parë në ekipore. Djelmoshat e Kosovës u mposhtën 3:0 në sete, 11:3, 11:7 dhe 11:9. Ndeshjen e dytë e luajnë sonet me Spanjën, nga ora 19:15.

Nga ora 17:00 në finale të xhudos do të garojë Loriana Kuka, e cila nëse e fiton e parë, atëherë do t’ia sjell Kosovës medaljen e katërt.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli, ka thënë…