Ministri Gashi: Zero tolerancë ndaj shkelësve të rregullave në trafik

25 korrik 2018 | 14:13

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka mbajtur një takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, me të cilin kanë diskutuar rreth planit veprues dhe parandalues të “Task Forcës” e cila parasheh përfshirjen, koordinimin dhe bashkërendimin e njësiteve të ndryshme në terren, në pika kontrolli, akse rrugore, si dhe aplikimin e metodave të ndryshme të avancuara nga njësitet policore.

Ministri Gashi në këtë takim ka thënë se Policia e Kosovës duhet të intensifikojë shqiptimin e gjobave kundrejt shkelësve të rregullave të trafikut deri në vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në komunikacion, duke kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që të jenë më bashkëpunues me Policinë e Kosovës në këtë aspekt.

“Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të jetë e pakompromis ndaj shkelësve në trafik dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, do të ndërmarrin veprime policore shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, dhe do të ketë zero tolerancë ndaj shkelësve të rregullave në trafik”, ka thënë Gashi.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua rreth zbatimit të pakompromis të rregullave të reja të trafikut rrugor, ku do të ndikojnë direkt në rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve të cilat në vitin e fundit kanë qenë tejet alarmante.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka raportuar para…