
Ministri gjerman reagon pasi Mlladiqi u dënua me burgim të përjetshëm
09 qershor 2021
| 12:05
Ministri gjerman i shtetit për Evropë, Michael Roth, ka reaguar pas dënimit përfundimtar me burgim të përjetshëm ndaj kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.
Roth ka shkruar se kryerësit e gjenocidit duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Gjykimi përfundimtar kundër Mlladiqit është kontribut i rëndësishëm në ndjekjen penale të mizorive të tmerrshme të kryera në ish-Jugosllavi. Kryerësit e gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimet kundër njerëzimit duhet të mbajnë përgjegjësi. Pajtimi ka nevojë për të vërtetën dhe pranimin e fakteve”, tha Roth.