Ministri gjerman, Roth, e quan presidentin të papërgjegjshëm

25 mars 2020 | 08:35

Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, u ka bërë thirrje udhëheqësve të vendit: Korona nuk pyet për grindjet mes politikanëve! Në një deklaratë për media që e ka DW, ai kërkon nga këta që të përqendrohen në përballjen me sfidën e pandemisë së koronavirusit.

“Po e ndjek me shqetësim të shtuar situatën e brendshme politike në Kosovë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në vend po rritet dhe tashmë ka edhe një rast vdekjeje. Ndërkohë, disa politikanë të papërgjegjshëm në Prishtinë duket se përfitojnë pa turp nga situata dramatike. Ata po përpiqen ta rrëzojnë qeverinë. Ata madje shkojnë aq larg sa të deklarojnë publikisht që kufizimet e daljes së qeverisë nuk duhet të respektohen. Mund t’u bëj thirrje vetëm qytetarëve të Kosovës: Mbroni veten dhe njerëzit, qëndroni në shtëpi, “#stayhome”. Dhe unë u them atyre që janë përgjegjës për politikën: Korona nuk pyet për grindjet dhe ndjeshmëritë në politikën e brendshme! Tani është koha të merret përgjegjësi, të qëndrohet së bashku dhe të mbrohet popullsia. Po rrezikohet shumë!  Vetëm duke punuar së bashku ne mund ta kapërcejmë këtë krizë shëndetësore të paparë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Michel Guerrin Lexo! “Kjo fjalë, e cila është gjithashtu…