Ministri Hamza mirënjohës ndaj Austrisë

24 janar 2018 | 15:08

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shteti austriak, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për prioritetet dhe rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe Ligjit në tërheqjen e investimeve të huaja. Hamza dhe Pfandler janë zotuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të të dyja vendeve me theks të veçantë në bashkëpunim ekonomik, si dhe në inkurajimin e bizneseve austriake për të investuar në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të huajt që jetojnë në Shqipëri sipas Instat për vitin…