Ministri Hasani paralajmëron Shqipërinë: Do t’u përgjigjemi me kundërmasa

22 mars 2018 | 21:15

Shteti shqiptar po i lë pezull kërkesat e Kosovës përfshirë këtu edhe Ministrinë për Industri e Tregti.

Kreu i kësaj ministrie, Bajram Hasani në “Rubikon” të “KTV”-së bëri të ditur se tashmë i ka dërguar disa letra drejt ministrit shqiptar, Arben Ahmetaj mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Ai paralajmëron se nëse një praktikë e tillë vazhdon, Kosova do të marrë masa kundër tyre.

“Mund të marrim masa qysh nesër, kemi bazë mirëpo ka qenë qëllimi i mirë që të hapet tregu me Shqipërinë… unë i kam dërguar disa letra ministrit Ahmetaj dhe nëse ata nuk reflektojnë, në kuptimin që nuk na përfillin ne duhet të vazhdojmë, do t’i përgjigjemi me kundërmasa. Po presim pasi i kemi adresu disa shkresa. E kemi lajmëru edhe ambasadorin këtu që e kemi, nuk kemi marrë fare përgjigje”, ka thënë ai.

“Nëse ata nuk reagojnë në do të vazhdojmë me disa produkte konkrete pasi i kemi disa produkte që hyjnë në Kosovë. Tashmë i kemi marrë disa masa me Serbinë dhe dëshira ime do të ishte që masat të vihen në shtetet që nuk na kanë njohur”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit…