Ministri i Arsimit do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet

10 janar 2021 | 21:57

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, do të jetë kandidat për deputet në listën e AAK-së për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Lajmin e ka bërë me dije vet Likaj. “Deçani u zotua se, si gjithmonë, do të flasë bindshëm për fitoren e AAK-së më 14 shkurt 2021! Kam nderin që të jem njëri nga kandidatët e kësaj komune në listën zgjedhore dhe në krah të kryetarit Ramush Haradinaj për fitore të reja, për ne, për fëmijët tanë, për të ardhmen e Kosovës!”, ka shkruar Likaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Epidemiologu Lul Raka ka deklaruar se Kosova ka aktualisht situatën…