Ministri i Brendshëm: S’kam parë diçka të tillë, trupat janë bërë hi

23 nëntor 2021 | 12:12

Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Boyko Rashkov, ka konfirmuar 45 persona kanë ndërruar jetë nga aksidenti në ndodhi në autostradën e Strumës.

Ai i ka përshkruar si të tmerrshme pamjet nga vendi i ngjarjes.

“Trupat ishin të mbledhur brenda, të djegur të bërë hi”, ka thënë Rashkova, raportojnë mediat.

“Pamjet janë të tmerrshme, të tmerrshme. Nuk kam parë diçka të tillë më parë”.

Ai më tej ka thënë se ky është aksidenti më i rëndë me autobus që ka ndodhur në historinë e këtij vendi.

Deri më tani është e konfirmuar se nga pasagjerët që po udhëtonin me këtë autobusë janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë është takuar me…