Ministri i Drejtësisë thotë se procesi i vetingut do të ndodhë në polici, prokurori dhe gjykata
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se duhet të bëhet procesi i vetingut dhe sipas tij për këtë nuk ka dilemë.
Selimi ka thënë se duhet të bëhet një proces i vetingut i cili garanton integritet për personat në sistemin e prokurorisë dhe gjyqësorit.
“Veting duhet të ketë. Veting ka pasur një herë në vitin 2010, ka qenë një proces relativisht i mirë në krahasim me shtetet e tjera, por ka lënë shumë për të dëshiruar. Neve na duhet të bëjmë veting dhe ta kemi këtë veting të institucionalizuar, pra ta kemi një veting i cili do të na garantojë këtë integritetin personal të cilin e përmende më herët edhe figurat të cilat do të garantojë atë farë sigurinë e institucioneve, të prokurorisë dhe të gjyqësorit dhe për atë na duhet veting dhe nuk ka dilemë qe duhet të ketë veting”, ka thënë Selimi.
Selimi ka thënë se ka qenë kundër formimit të një grupi të ekspertëve të vetingut nga ministri. Ai ka theksuar se tani është formuar grupi i ri i ekspertëve në të cilin merr pjesë edhe shoqëria civile dhe sipas tij, së shpejti do të marrin skenarët e mundshëm se si do të bëhet procesi i vetingut në institucionet e drejtësisë, përkatësisht në prokurori dhe gjyqësor.
Për më tepër ndiqeni intervistën e plotë të ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.



