‘Ministri i gurëve dhe molotovëve s’ka të drejtë morale të na ligjëroj për zbatimin e ligjit’

07 qershor 2021 | 13:33

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, e ka quajtur Xhelal Sveçlën ministër të gurëve dhe molotovëve, pas deklaratës së tij në lidhje me arrestimin e invalidit të luftës së UÇK-së, Faik Fazliut nga ana e policisë.

Ai ka thënë se sjellja e policisë ndaj Fazliut, është e papranueshme dhe jonjerëzore.

“Ministri i gurëve, molotovëve dhe rrotullimit të automjeteve nuk ka të drejtë morale të na ligjëroj për zbatimin e ligjit dhe sjelljen ndaj shtetit.

Sjellja e policisë ndaj invalidit të luftës së UÇK-së Faik Fazliut, është e papranueshme dhe jonjerëzore, marrë parasysh që Faiku njërën këmbë e kishte dhënë për lirinë e Kosovës dhe si i tillë nuk e meriton trajtimin të cilin e pamë në videot e shpërndara në portalet e ndryshme. Zyrtarët policorë sipas ligjit duhet t’i respektojnë të drejtat dhe liritë personit dhe të minimizojnë çfarëdo pasoje të dëmshme edhe gjatë ndërhyrjes së nevojshme e cila në bazë të filmimeve nuk dukej se kishte shkas. Policia e Kosovës duhet të zbatoj ligjin, pa u ndikuar nga politikat ditore të ish recidivistëve tashmë bartësve të pushtetit”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Incidenti i të shtunës në mes të një polici dhe…