Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Brukseli dhe e majta amerikane po përpiqen të rrëzojnë qeveritë në Hungari, Serbi dhe Sllovaki

22 gusht 2025 | 00:49

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka akuzuar publikisht Brukselin dhe opozitën amerikane për ndërhyrje politike në vendet e Evropës Qendrore.

Në një deklaratë të bërë për mediat, Szijjarto tha se një qendër koordinuese që ndodhet në Bruksel, me ndihmën e demokratëve amerikanë, po përpiqet të rrëzojë qeveritë e tre vendeve: Hungarisë, Serbisë dhe Sllovakisë.

“Qendra koordinuese e këtyre përpjekjeve për rrëzimin e qeverive ndodhet në Bruksel, dhe në këtë operacion marrin pjesë edhe e majta e dështuar amerikane, demokratët amerikanë,” deklaroi ai.

Shefi i diplomacisë hungareze theksoi se objektiv i këtyre përpjekjeve janë tre liderë politikë që, sipas tij, mbrojnë interesat kombëtare të shteteve të tyre edhe kur ato bien ndesh me politikat e Brukselit: presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri hungarez Viktor Orban dhe kryeministri sllovak Robert Fico.

“Ata hapur mbështesin politikën patriotike. Të gjithë e kuptojnë se të tre po përballen me përpjekje të hapura për rrëzimin e qeverive të tyre të diktuara nga jashtë. Këto përpjekje janë në zhvillim,” tha ai.

Szijjarto foli edhe për protestat që po zhvillohen në Serbi, të cilat nisën pas një incidenti tragjik në Novi Sad. Sipas tij, qëllimi i protestave është rrëzimi i presidentit Vuçiç.

“Po zhvillohet një ndërhyrje e hapur e jashtme me qëllim rrëzimin e presidentit Vuçiq dhe largimin nga jeta publike dhe politike,” theksoi ai.

Ministri hungarez kritikoi gjithashtu liderët perëndimorë për, siç tha, përfshirje në punët e brendshme të shteteve të tjera: “Nuk e di pse në Evropën Perëndimore sot qeveritë, politikanët seriozë dhe liderët e zgjedhur e konsiderojnë të rëndësishme që një pjesë të kohës dhe energjisë së tyre t’ia kushtojnë vlerësimit të proceseve që ndodhin në vende të tjera. Secili duhet së pari të merret me çështjet e veta, të përqendrohet në oborrin e tij.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kohëve të fundit është përfolur shumë për biznismenin e njohur…