
Ministri i Jashtëm i Rusisë të martën viziton Serbinë
13 dhjetor 2020
| 16:29
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet ta vizitojë të martën Beogradin, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Gjatë vizitës, shefi i diplomacisë ruse do të takohet gjithashtu me kolegun e tij serb, Ministrin Nikola Selakoviq.
Kjo vizitë fillimisht ishte planifikuar për në fund të tetorit, por ministri rus ishte dërguar në vetëizolim pak para udhëtimit për shkak të kontaktit me një person të infektuar me virusin “Korona” dhe të gjitha vizitat dhe takimet e planifikuara u shtynë.
Nuk dihet nëse gjatë takimit do të flitet edhe për Kosovën, por kujtojmë se Lavrovi, kishte thënë se Moska duhet të miratoj çfarëdolloj marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.