Ministri i Kurtit thotë se dy urat në veri mund të përfundojnë në tryezën e dialogut Kosovë–Serbi

12 korrik 2025 | 22:41

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq thotë për Tëvë1 se ndërtimi i dy urave në veri dhe jug, mund të bëhet pjesë e dialogut në Bruksel, midis Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se Lista Serbe është ndikuar direkt nga Beogradi zyrtar për të nisur peticionin kundër ndërtimit të këtyre dy urave që mundësojnë qarkullimin e këmbësorëve dhe veturave.

Punimet për ndërtimin e dy urave që lidhin veriun dhe jugun e Mitrovicës po vazhdojnë.

Njëra pritet të jetë për lëvizje të këmbësorëve e tjetra për vetura, punime këto që sipas institucioneve potencialisht përfundojnë në vjeshtë.

Por, një përfaqësues i komunitetit serb, ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, thotë për Tëvë1 se ndërtimi i dy urave mund të bëhet pjesë e dialogut, Kosovë- Serbi në Bruksel.

“Unë e konsideroj që do të vijmë në një situatë që edhe ato dy ura të reja potencialisht të cilat sa e kuptova njëra urë është për lëvizje të qytetarëve dhe tjetra të veturave. Nuk e shoh që do të jetë (game changer) me thënë hajde të ndryshojmë konceptin e pranimit ose mos pranimit të qytetarëve. Peticioni i Listes Serbe, padyshim se do të ketë sukses ku  Prap do të kthehemi që ato dy ura potencialisht do të jenë pjesë përsëri të negociatave dhe pajtimit të cilat do të paraqiten gjatë bisedimeve qoftë teknike, qoftë politike ne Bruksel që prapë po konsideroj në këtë moment, nuk e zgjidh problemin”, tha Rashiq.

Rashiq tha se e respekton idenë e ministrit në detyrë të MAPL-së, Elbert Krasniqi për ndërtimin e urave por sipas tij, një komunë si Mitrovica do bëhet me më se shumti ura për kokë-banori.

“Unë e respektoj, megjithatë unë mendoj se për kokë banori një qyteti kaq të vogël do të kemi me siguri rekord të urave në një qytet kaq i vogël, dhe nëse shkohet jo vetëm në aspektin politik, por edhe nga aspekti ekonomik, aspektit të justifikimit projekteve të cilët së pari nëse keni pas ndonjë rast të shikoni, projektet të cilat janë strategjike, duhet të bëhet studimi i fizilbilitetit i cili tregon a ia vlen një gjë e tillë apo jo. Edhe pse po kuptohet që është politike”, tha ai.

Ndërkaq për nisjen e peticionit kundër këtyre dy urave nga Lista Serbe, Rashiq thotë se janë të ndikuar direkt nga Partia Përparimtare Serbe e Aleksandër Vuçiq nga Beogradi.

“Ajo struktura e cila është ende aty, në shumicën e rasteve është e shantazhuar ose e kushtëzuar nga ana e Beogradit zyrtar, një urdhër ose disa urdhra një organizim të gjithë njerëzit dalin. Prandaj nuk e shoh një nevojë për organizim të veçantë, por megjithatë normalisht që Lista Serbe nuk e bënë asnjë gjë, pa qenë e urdhëruar nga ana Beogradit nga ana e SNS-së, që të bëhet një gjë e tillë dhe kur të bëhet”.

Për ndërtimin e dy urave, Bashkimi Evropian ka kërkuar paraprakisht koordinim mes komuniteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një letër drejtuar presidentes…