Ministri i Mbrojtjes: Asgjë më shumë se drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

14 shtator 2025 | 19:15

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka dalë në mbështetje të protestës së sotme që u mbajt në Hagë të Holandës.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se duhet drejtësi për proceset gjyqësore në Hagë që po zhvillohen nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj”, ka shkruar Vengu në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mërgimtare nga rajoni i Drenicës, e cila jeton në…