
Ministri i Mbrojtjes i ndan mirënjohje familjes së Adem Demaçit
23 dhjetor 2021
| 10:38
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ndarë mirënjohje për familjen madhështore të simbolit të qëndresës sonë kombëtare për liri dhe pavarësi, Adem Demaçit.
Mehaj ka thënë se familja Demaçi ishte e pamposhtur dhe i qëndroi fuqishëm betejës së nisur nga Baca Adem dhe bashkarisht rrugëtuan me sfida të mëdha deri në fitoren përfundimtare.
“Vigani i kombit, Adem Demaçi ishte, është dhe do të jetë frymëzimi ynë i përhershëm”, ka shkruar Mehaj.