Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë uron Maqedoncin për emërimin në postin e ministrit të Mbrojtjes

29 gusht 2023 | 12:07

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka uruar ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci për emërimin e tij si ministër.

Në letrën e ministrit Peleshi rikonfirmohet se Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë angazhimin e plotë për mbështetje dhe përkrahje të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në rrugën e transformimit, modernizimit dhe integrimit në strukturat Euro-Atlantike.

Ndërsa shpreh bindjen se bashkëpunimi i shkëlqyer bazuar në miqësinë e ndërsjellë dhe mirëkuptimin ndërmjet dy institucioneve tona do të vazhdojë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, me qëllim realizmin e projekteve tona të përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur të…