Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vjen për vizitë në Kosovë

17 prill 2026 | 08:06

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, sot do të presë në takim ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi.

Ceremonia e pritjes ushtarake do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 10:30.

“Pas takimit bilateral, të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media, e cila fillon në orën 11:45”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 27 vjet nga masakra në fshatin Poklek i…