Ministri i Mbrojtjes prezanton automjetet e blinduara të ushtrisë së Kosovës

19 gusht 2021 | 17:15

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka prezantuar automjetet e blinduara taktike, të cilat së shpejti do të jenë në shërbim të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Së shpejti këto automjete të blinduara taktike, të kompletuara me platformën e integruar të armatimit dhe pajisjet e nevojshme për përmbushjen e misionit, do të jenë sistem shumë i rëndësishëm i kapaciteteve tona ushtarake”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Mehaj ka thënë se një ndër objektivat e tij operacional afatshkurtër është forcimi i kapaciteteve ushtarake për realizimin e operacioneve mbrojtëse dhe operacioneve ndërkombëtare paqeruajtëse dhe stabilitetit.

“Karakteristikat e larta teknike dhe taktike dhe lëvizshmëria e jashtëzakonshme e tyre, siguron mbrojtje shumë të lartë balistike, ndaj minave si dhe rritje të kapacitetit të ngarkesës dhe vëllim të brendshëm. Bazuar në doktrinën tonë të operacioneve këto automjete sigurojnë performancë të jashtëzakonshme në gamë të gjerë të terreneve sfiduese dhe kushteve klimatike”, ka shkruar ministri Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Marina Vjollca dhe Getoar…