Ministri Ismaili: Do të fillojmë një studim për shëndetin parësor

26 shkurt 2019 | 16:01

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se do të fillojnë studimin lidhur me shëndetin parësor në të gjitha komunat.

Ai ka thënë se pas këtij studimi do të hartojnë Planin strategjik dhe përgatitjen e listave të pacientëve të cilat tregojnë se sa pacientë trajtohen nga një mjek.

Ismaili ka theksuar se raportet që ka pranuar nga qendrat mjekësore të komunave kishin rezultate të ndryshme në infrastrukturë, kontrolle dhe shërbime.

“Nga ky raport do të mund të krijohet një vizion i përbashkët i bashkëpunimit, si dhe të ketë sa më shumë transparencë në ndarjen e buxhetit”, ka thënë Ismaili në një takim me kryetarët e komunave të Kosovës.

Ndërsa kryetari i Asociacionit të Komunave, Agim Veliu, ka deklaruar se ngritja profesionale ka rëndësi të madhe ne rritjen e cilësisë në shëndetësi.

Në anën tjetër, ambasadori i Zvicrës për Kosovë, Jean Hubert Lebet, ka thënë se kujdesi parësor shëndetësor është i rëndësishëm, pasi sipas tij është kontakti i parë me qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Kosovës dhe KB Rahoveci të martën…