Ministri Ismaili nis iniciativën e tij për qytete të shëndetshme

02 maj 2018 | 13:18

Me ftesën e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të qëndrojnë në Kosovë tre ekspertë të Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të ndihmuar në krijimin e politikave për qytete të shëndetshme.

Lajmin e ka bërë me dije ministri Ismaili me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”

“Pas disa viteve me radhë që Prishtina renditet në mesin e qyteteve më të ndotura, disa muaj më parë unë kam marrë një iniciativë për ta ftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të na ndihmojë në krijimin e një politike për Qytetet e Shëndetshme (Healthy Cities), si politikë afatgjate për ndryshimin e gjendjes në qytetin tonë. Kjo iniciativë do të shtrihet edhe në Ferizaj dhe Obiliq, mirëpo Prishtina do ta ketë rolin kryesor në krijimin e rrjetit të qyteteve të shëndetshme. Prandaj, sot nisa ditën me ekspertin e OBSH-së, profesorin John Ashton, me të cilin diskutuam mënyrat për ta arritur këtë qëllim. Qytete të shëndetshme – jetë më e shëndetshme”, ka shkruar Ismaili.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka kritikuar qeverisjen e drejtuar…