Ministri Ismaili premton mbështetje për QKMF-të

19 dhjetor 2017 | 15:18

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka takuar të martën drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në nivel vendi.

Qëllimi i këtij takimi, përveç rolit njoftues me problematikat dhe nevojat e kujdesit primar shëndetësor, ishte edhe krijimi i urave të bashkëpunimit dhe evidentimit të mënyrave se si Ministria do të mundë t’i ndihmojë ato.

Ministri Ismaili ka thënë se përmes forcimit të kujdesit primar do të synohet që shërbimet cilësore të arrijnë sa më afër qytetarëve, pavarësisht vendbanimeve ku ata jetojnë. Për të arritur deri te këto shërbime, ministri Ismaili ka ofruar mbështetjen e tij dhe të Ministrisë, kurse kërkoi nga drejtorët e QKMF-ve që të krijojnë një listë të prioriteteve, për të cilat Ministria do të mundë t’u ndihmonte me fonde.

Në anën tjetër, drejtorët e QKMF-ve e vlerësuan fillimin e këtyre takimeve me ministrin Ismaili, përmes të cilave ata thanë se do të arrijnë deri te plotësimi i nevojave të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë…