
Ministri izraelit paralajmëron udhëheqësin suprem iranian: Mund të përfundosh si Sadam Husseini
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj udhëheqësit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei.
Ai e ka paralajmëruar atë se mund të përfundojë si Sadam Husseini, ish-udhëheqës i Irakut që është rrëzuar dhe ekzekutuar pas ndërhyrjes amerikane në vitin 2003.
”Paralajmëroj diktatorin iranian të mos vazhdojë me krimet e luftës dhe sulmet me raketa ndaj civilëve izraelitë”, ka thënë Katz, sipas medieve lokale.
Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta, pasi Irani pretendon se dhjetëra civilë janë vrarë nga sulmet izraelite që nisën të premten.
“Do të ishte mirë që ai (Khamenei) ta kujtonte fatin e diktatorit të vendit fqinj që zgjodhi të njëjtën rrugë kundër shtetit të Izraelit”, ka thënë ministri Katz.
Katz ka konfirmuar gjithashtu se sulmet izraelite ndaj objektivave të regjimit dhe ushtrisë iraniane në Teheran do të vazhdojnë edhe sot, duke përsëritur thirrjen për evakuimin e qytetarëve nga kryeqyteti iranian.