Ministri i Jashtëm spanjoll humb vetëdijen gjatë debatit në Davos (VIDEO)

25 janar 20:33

Një debat i Forumit Ekonomik Botëror në Davos u pezullua të mërkurën, pasi ministri i jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis pësoi një humbje vetëdije dhe duhej të merrte kujdes mjekësor.

Sipas spanjolles El Mundo, pas marrjes së ndihmës mjekësore, ministri i jashtëm rifitoi vetëdijen e plotë.

Incidenti u kap në një transmetim direkt të Bankës Botërore gjatë një diskutimi që përfshinte Presidentin e Kolumbisë, Juan Manuel Santos, Presidentin e Grupit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim, si dhe Winnie Byanyima të Oxfam International.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë italiane, Angelino Alfano, ka siguruar homologun e…