Ministri Krasniqi takon ambasadoren e Finlandës, flasin për menaxhimin e mbeturinave

09 mars 2026 | 15:28

Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Evamari Laaksonen.

Ata zhvilluan një bisedë mbi qeverisjen lokale dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Në këtë takim theksuam rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të komunave, shkëmbimit të përvojave dhe ndërtimit të partneriteteve mes komunave të Kosovës dhe atyre finlandeze. Diskutuam gjithashtu për bashkëpunim në fusha me rëndësi, si menaxhimi i mbeturinave, përballimi i situatave emergjente dhe mbështetja e programeve që rrisin performancën dhe transparencën në nivel lokal.

Bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin dhe fuqizimin e qeverisjes lokale në Kosovë”, ka njoftuar Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kërkesë të bizneseve që importojnë mallra përmes tranzitit nga…