
Ministri kroat i Shëndetësisë: Në autobus kishte edhe fëmijë, një vajzë u lëndua rëndë
25 korrik 2021
| 12:38
Një aksident tragjik në të cilin humbën jetën 10 persona ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kroaci. Në të ishte i përfshirë një autobus me regjistrim të Kosovës që po udhëtonte në linjën Frankfurt-Prishtinë.
Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh, ka thënë nga vendi i ngjarjes se në autobus kishte edhe fëmijë.
“Kishte gjithashtu 15 të mitur në autobus, një vajzë u lëndua rëndë”, ka thënë Berosh, raporton “Dnevnik.hr”.
Ai është shprehur se të lënduarit janë të pajisur me strehim, ushqim dhe gjithçka që u nevojitet.