Ministri Kuçi lëshon para kohe studion e emisionit “Debat Plus”

29 tetor 2020 | 23:19

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi të enjten në emisionin “Debat Plus” ka bërë një veprim jo të zakonshëm.

Ai ka lëshuar studion para përfundimit të kohës së zakonshme.

“Duhet të më ftoni një herë tjetër për të biseduar për tema tjera. Sonte kam ardhur të flasë vetëm për çështjen e tenderit”, ka thënë Kuçi.

Kuçi ka thënë se nëse AAK-ja nxjerr përfundim që ka konflikt interesi, do ta shqyrtojë largimin nga qeveria.

Ndërsa moderatori Ermal Panduri pas këtij veprimi të ministrit Kuçi ka vazhduar emisionin edhe për rreth 15 minuta ashtu siç e kishte paralajmëruar në hyrje.

Edhe analistët e pranishëm janë dakorduar që emisioni të vazhdojë ndërsa kanë kritikuar ministrin Kuçi që nuk qëndroi në studio për të diskutuar edhe tema tjera që lidhen me aktualitetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 31-vjetorit të rënies së heronjve të kombit,…