Ministri Lekaj për taksën: Më vije keq Daçiq!

21 nëntor 2018 | 20:52

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja. 

Vendosja e kësaj takse ka nxitur reagimin e përfaqësuesve të Serbisë se nuk do të ketë dialog pa heqje të taksës.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Ivica Daçiqit, duke thënë se i vije keq për reagimin e Daçiqit.

“Ivica Daçiq paska thënë se nuk ka dialog pa heqje të taksës 100% për produktet e Serbisë. MË VIE KEQ DAÇIQ!”, ka shkruar Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës mori sot vendim unanim për vendosjen e…