Ministri Lekaj prezanton projektet infrastrukturore të planifikuara për Skenderajn

25 shkurt 2019 | 12:05

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka prezantuar projektet infrastrukturore të planifikuara për Skenderajn.

“Javën po e fillojmë më shpalosjen e projekteve infrastrukturore të planifikuara për Skenderajn.
Një buxhet prej 1 milion e 660 mijë euro, në 2019-n do të shpenzohet në këto projekte:
Ndërtimi i rrugës Açarevë – Siqievë dhe dhe Açarevë – Plluzhinë
Ndërtimi i rrugës Kotorr – Qubrel
Ndërtimi i rrugës Syreigan – Pemishtë
Ndërtimi i rrugës në Polac
Ndërtimi i rrugës Kuqicë – Tërnavc
Ndërtimi i rrugës Skenderaj – Vushtrri (fshati Krasmirovc)
Vazhdimi i rrugës 17 shkurti dhe rregullimi i rrugës Rezallë e Re – Rrezallë e Vjetër”, ka shkruar Lekaj.

Ai ka shtuar se me qëllim të përfundimit të këtyre projekteve, për vitin e ardhshëm Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka planifikuar 1 milion e 720 mijë euro.

“Vazhdojmë punën në secilën komunë, që t’u ofrojmë qytetarëve rrugë cilësore”, ka shkruar më tej ministri Lekaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për herë…