Ministri Likaj takohet me kryetarin Suma, bisedojnë për funksionalizimin e çerdhes në Han të Elezit

12 qershor 2020 | 15:47

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) Ramë Likaj, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin ka biseduar rreth gjendjes në arsim në këtë komunë.

Kryetari Suma ka shprehur shqetësimin e tij për mospërfshirjen e fëmijëve të kësaj komune në edukimin parashkollor, raporton “Epoka e re”.

Ai ka theksuar se e vetmja çerdhe e cila është ndërtuar nga Komuna e hanit të Elezit, ka tri vjet që është e gatshme dhe e pajisur, por në mungesë të buxhetit dhe mungesës së stafit, ende nuk është funksionale, edhe pas shumë përpjekjeve të Komunës.

Ndërsa ministri Likaj, ka theksuar se përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor është vendosur si një nga prioritetet kryesore, prandaj theksoi gatishmërinë e tij që të shtyjë përpara proceset që kjo çerdhe të funksionalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka…